CHAMPIONS/ Këto janë ndeshjet e ditës së sotme, grupi B i gjithi për t’u shijuar

Kompeticioni më i rëndësishëm Evropian për klube rikthehet sërish sot me ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, ku padyshim ka ende shumë për të përcaktuar.

Grupi B është më misteriozi pasi jane 3 skuadra ende në garë për vendin e dytë, Milan, Atl Madrid dhe Porto.

Në letër skuadra më e avantazhuar është Atl Madridi i cili do të përballet me Porton në Portugali, ndërsa Milani pret në “San Siro” Liverpoolin e kualifikuar.

Një tjetër ndeshje interesante, jo për kualifikimin, por për vendin e parë është edhe ajo mes Real Madridit dhe Interi në “Santiago Bernabeu”.

Këto janë të gjitha ndeshjet:

PSG – Club Brugge  (18:45)

Leipzig – Manchester City  (18:45)

Milan – Liverpool  (21:00)

Ajax – Sporting   (21:00)

Dortmund – Besiktas  (21:00)

Porto – Atl Madrid  (21:00)

Real Madrid – Inter  (21:00)

Shakhtar Donetsk – Sheriff Tiraspol  (21:00) /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 08:43