Kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, Champions League vazhdon sërish sonte me dy super përballje të tjera, ku padyshim spikat ajo mes Interit dhe Liverpoolit.
Në “Guiseppe Meazza” do të luhet ndeshje e para e raundit të 1/16, ku padyshim që vendasit do të tejtojnë të japin maksimunin për të marrë një fitore edhe kundërshtari është në një tjetër nivel momentalisht.
Të lidhura
None found
Interi do të jetë më 3 mungesa të rëndësishme, ku më shumë rëndon ajo e Barella, por edhe ato të Correas dhe Gosens.
Vendin e Barella pritet të marrë Arturo Vidal, i cili do ta plotësojë repartin e mesfushës me Brozovic dhe Calhanoglu, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Dzeko – Martinez.
Në krahunt tjetër Klopp pritet të hedhë në fushë nga minuta e para blerjen e janarit, Luis Diaz, i cili do të jetë në sulm me Salah dhe Jota. /albeu.com
Formacionet e mundshme:

