Për të tetën natë radhazi, SHBA bombardojnë Iranin; Teherani premton “mësime të paharrueshme”

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), përgjegjëse për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme, njoftoi se ushtria amerikane ka vijuar goditjet ndaj Iranit për natën e tetë me radhë.

Të lidhura

None found

Sipas CENTCOM, objektivat e sulmeve përfshinin struktura të vëzhgimit bregdetar dhe mbrojtjes ajrore të ushtrisë iraniane, si edhe forca të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Uashingtoni pretendon se këto forca kishin kryer sulme kundër trupave amerikane në Jordani më 17 korrik.

Më parë, Shtetet e Bashkuara kishin bërë të ditur fillimin e një vale të re bombardimesh ndaj Iranit, me synimin për të “ndëshkuar” Gardën Revolucionare pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani. Presidenti Donald Trump deklaroi se veprimet ushtarake u zhvilluan me urdhrin e tij.

CENTCOM tha se operacionet synojnë të reduktojnë kapacitetet e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, si edhe të godasin Gardën Revolucionare, të cilën Uashingtoni e fajëson për sulmet ndaj personelit amerikan.

Mediat iraniane raportuan se bombardimet amerikane prekën qytetin portual Shirik, në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, agjencia shtetërore IRNA njoftoi se u godit edhe një zonë pranë Hajjabadit, në provincën Hormuzgan.

Të shtunën, CENTCOM konfirmoi se dy ushtarë amerikanë humbën jetën, ndërsa një i tretë rezulton i zhdukur, pas një sulmi iranian me raketa dhe dronë në Jordani. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se, që nga rifillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, numri i ushtarëve të vrarë ka shkuar në 16.

Në një reagim, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se “kombi iranian dhe fronti i rezistencës kanë mësime të paharrueshme për t’i dhënë armikut amerikan”. Ai akuzoi SHBA-në për shkelje të vazhdueshme të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më 17 qershor, duke theksuar se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”.

Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi se bombardimet amerikane, që nga 27 qershori, kanë lënë të paktën 50 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

Teherani deklaroi gjithashtu se ka goditur një bazë ajrore të përdorur nga SHBA-të në Jordani, si dhe instalime ushtarake dhe infrastrukturë civile në Kuvajt. Ushtria iraniane tha se sulmet kishin në shënjestër bazën Camp Udairi, sistemet e radarëve Patriot dhe bazën ajrore Ali Al-Salem.

Autoritetet e Kuvajtit raportuan se goditjet iraniane shkaktuan dëme të rënda në një objekt jetik të naftës, ndërsa një impiant për shkripëzimin e ujit dhe prodhimin e energjisë elektrike doli jashtë funksionit. Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit i dënoi sulmet, duke i përshkruar ato si “krime lufte”.

Në provincën iraniane të Hormuzganit, autoritetet thanë se sulmet amerikane shkatërruan tërësisht një stacion pompimi të ujit të detit dhe një transformator elektrik në një impiant shkripëzimi.

Situata mbetet e tensionuar edhe në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revolucionare deklaroi se goditjet do të vijojnë derisa “qetësia të rikthehet” në bregdetin jugor të Iranit dhe në Ngushticën e Hormuzit.

Që pas rifillimit të përplasjeve, qarkullimi i anijeve tregtare në ngushticë është reduktuar ndjeshëm. Ndërkohë, SHBA-ja ka rikthyer bllokadën ndaj porteve iraniane, vetëm pak ditë pasi ajo ishte hequr në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit mes palëve.


Shtuar 19.07.2026 08:36

MatbetmatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobet