Çfarë gjesti nga pronari i City-t, u paguan udhëtimin për në Porto tifozëve të “citizens”

Skuadra e Manchester Cityt do të luaj finalen e parë historike në UEFA Champions League më 29 maj në Portugali kundër Chelseat.

Pronari i Cityt, Shejh Mansour ka bërë gjestin e vitit! Ai ka marrë përsipër t’i financoj kostot e fluturimit.

6 mijë tifozë për secilin klub janë lejuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA për të qenë të pranishëm në stadiumin e Portos.

Për shkak të kostove të mëdha që kanë tifozët, duke përfshi këtu edhe testin PCR – sheiku Mansour e ka parë të arsyeshme që pjesën e udhëtimit te kryej vet ai.

Kujtojmë që pasuria e Mansour shkon deri në 22 miliardë.

Shtuar 18.05.2021 04:05