Çfarë është Super Bowl, sfida e dy Konferencave NFL! Detajet e spektaklit të madh të 9 shkurtit

Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New England Patriots dhe Seattle Seahawks.

Çfarë është Super Bowl? Super Bowl përfaqëson ajkën e sezonit të futbollit amerikan, një ndeshje teke, ku akordohet titulli kampion në NFL mes dy skuadrave më të mira në Konferencat respektive. Ajo që teknikisht është akti përmbyllës i një rrugëtimi të gjatë që fillon me sezonin e rregullt, me kalimin e kohës është transformuar gati në një festë kombëtare jozyrtare, “Super Bowl Sunday”.

Atë ditë në SHBA ndalon gjithçka, të gjithë mblidhen në shtëpi dhe lokale për të ndjekur një ndeshje, që tashmë është sinonim i ekselencës sportive dhe patriotizmit.

Super Bowl nuk është thjesht një ndeshje, është një event, një levë e kulturës pop globale. Një pjesë e rëndësishme që tërheq njerëzit ka të bëjë me Halftime Show, koncertin në mes të ndeshjes, ku marrin pjesë yjet më të mëdha të muzikës botërore. Vëmendje marrin edhe spotet spektakolare publicitare, të prodhuar enkas për këtë rast.

Mes argëtimit të luksit, ceremonive solemne dhe një impakti të jashtëzakonshëm mediatik, finalja e NFL-së arrin të përcjellë në mënyrë perfekte shpirtin agonistik me “show business”, duke u bërë çdo vit transmetimi më i ndjekur televiziv.

Pavarësisht se 4 finalet e para NFL-AFL janë sot në albumin e artë, emri Super Bowl u bë zyrtar në vitin 1971, me edicionin e 5-të, të fituar nga Baltimore Colts. Zgjedhja për të identifikuar çdo ndeshje me numra romakë nuk është thjesht estetike, por një zgjedhje praktike për të evituar konfuzionin. Duke qenë se finalja luhet në vitin kalendarik pasardhës në raport me fillimin e sezonit, numërimi klasik lejon dallimin e çdo edicioni pa iu referuar vitit në kalendar. Super Bowl 2026 është Super Bowl LX.

Super Bowl 2026 zhvillohet më 9 shkurt 2026, ora 00:30 (ora shqiptare). Finalja luhet në “Levi’s Stadium”, Santa Clara (California). New England Patriots sfidojnë Seattle Seahawks, ashtu si në vitin 2015.

Green Day do të këndojnë në spektaklin e hapjes. Banda punk rock do të sjellë një miks të këngëve më të mira. Në pushim do të jetë radha e Bad Bunny, këngëtarit portorikan. Himnin amerikan do ta këndojë Charlie Puth. Brandi Carlie do të performojë në America The Beautiful.


Shtuar 4.02.2026 15:58