Southampton do të presë në “St Maty’s Stadium” skuadrën e Manchester Cityt, takim i vlefshëm për fazën çerekfinale të FA Cup. Kjo sfidë do të nisë në orën 16:00.
Kjo është përballja e tretë e dy skuadrave në këtë sezon, ku dy takimet e para kanë përfunduar në barazime, me Southamptonin që befasoi fillimisht në “Etihad Stadium” 0-0 dhe pastaj në “St Mary’s Stadium” 1-1.
Për këtë takim trajneri Hasenhult ka “befasuar” me uljen në stol të Armando Brojës, ndërsa ka vendosur edhe cilët do të veshin një fanellë titullari.
Formacionet zyrtare:
Southampton: Forster; Liveramento, Stephens, Salisu, Walker-Peters; S.Armstrong, Romeu, Ward-Prowse, Elyounussi; Long, A.Armstrong;
Man City: Steffen, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Jesus, Sterling, Grealish. /h.ll/albeu.com