CEO i Shakhtar për Tymoshchuk: Ai zgjodhi paratë në vend të Atdheut dhe prindërve

Drejtori i përgjithshëm i Shakhtarit kritikoi Anatoliy Tymoshchuk për vendimin për të qëndruar në Zenit.

“Ai zgjodhi paratë në vend të Atdheut dhe prindërve të tij. Unë jam 100% i sigurt se ai mund të kishte gjetur një punë diku tjetër.

Ai ka shumë përvojë si lojtar dhe trajner. Me përvojën dhe arritjet e tij, ishte e lehtë të gjeje një punë të re”, citohet të ketë thënë Serhiy Palkin. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2022 15:12