Republika Çeke ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Ishujve Faroe, në ndeshjet kualifikuese për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Mesa duket çekët nuk e kanë marrë ende veten nga “dushi i ftohtë” në Shqipëri, ku u mundën nga kuqezinjtë me rezultatin 3-0.
Çekët edhe pse përballë një kundërshtari të lehtë në letër, kanë arritur të shënojnë vetëm në minutën e 76-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Soucek.
Me tre pikët e marra, çekët renditen aktualisht në vendin e dytë të grupi me 11 pikë, dy më pak se kombëtarja jonë shqiptare që ruan kreun e pashqetësuar.