Super goli i Asanit dhe karton i kuq për çekët, kuqezinjtë “prekin” Berlinin në pjesën e parë (VIDEO)

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të sfidës përballë Çekisë në Air Albania. Ishte Jasir Asani i cili ka shënuar një gol mjaft të burkur.

Pas një inkursioni nga krahu i djathtë, është mbyllur në qendër, ku më pas ka shkarkuar të majtën e tij, duke realizuar një tjetër supergol.

Kuqezinjtë kanë dominuar gjatë gjithë pjesës së parë, ndëkrohë që në dy rastet e Çekisë, Etrit Berisha ka qenë në gatishmëri, duke larguar rrezikun.

Ndërkohë që skuadrës çeke i është anulluar dhe një gol në fund të pjesës së parë, për prekje topi me dorë nga ana e Chetil i cili është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, dhe ka dalë me karton të kuq nga fusha.


Shtuar 12.10.2023 21:35