Cavani ndryshon vendim, sulmuesi pranë klubit të ri

Villarreal është një nga skuadrat që ka fokusin më të madh në sjelljen e sulmuesve gjatë verës. Duket se më në fund e gjetën.

Edinson Cavani me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën te Villarreal, raporton gazeta sportive spanjolle “As”.

Cavani është aktualisht pa kontratë, pasi kontrata e tij me Manchester United ka skaduar disa muaj më parë.

Kjo mund të prishë marrëveshjen për Partizanin, duke pasur parasysh se Villarreal prej kohësh figuron si kandidati i parë për të nënshkruar me Umar Sadik. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2022 17:26

Tags: