Barcelona një hap larg Cavanit

Thashethemet e merkatos ndryshojnë nga momenti në moment dhe tashmë një lajm tjetër vjen nga Spanja në lidhje me transferimin e Cavanit tek Barcelona.

Mediat spanjolle janë të bindura dhe e japin si fakt të kryer që Edison Cavani dhe Barca kanë arritur marrëveshjen së bashku. Barcelona do t’i paguaj Cavanit 3,5 milion euro për 6 muajt e mbetur dhe vitin e ardhshëm do të përfitojë 5,5 milion euro në sezon.

Problemi i vetëm që nuk po lejon finalizimin e këtij transferimi është drita jeshile për të shkuar falas nga Manchester United./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 15:19