Cassano duket sikur e ka “halë në sy” Ronaldon, nuk përmbahet: Boll më, duhet të tërhiqet

Antonia Cassano është një person që nuk di të bëjnë lajka apo të vendosë filtra, ai shpesh i thotë gjërat troç, ashtu sic i mendon.

Ish-futbollisti së bashku me Bobo Vierin komunikon me audiencën e tij çdo javë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Së fundmi, Cassano është pyetur sërish për Cristiano Ronaldon, ndërsa ky i fundit nuk është përmbajtur duke u shprehur se portugezi duhet të tërhiqet nga futbolli pasi nuk ka më se çfarë të japë.

“Ronaldo ka frikë të tërhiqet, në fakt bëhet fjalë për frikën që kanë të gjithë fenomenët. Ka fituar gjithçka në karrierën e tij, gjithashtu ka fituar edhe shumë para, ka qenë një fenomen padyshim. Por boll më, tashmë është kthyer në një lojtar stoli. Duhet të tërhiqet”, tha Cassano./albeu.com