Ish-mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka kritikuar mesfushorin e Torinos, Paul Pogba.
“Pogba më magjepsi me lojën e tij, por vitet e fundit te Manchester United ai ishte i panjohur.
Ai shqetësohet shumë për flokët dhe imazhin e tij, gjë që më bën të mendoj se ai ndjen se tashmë ka arritur gjithçka.
Dhe kur një futbollist mendon kështu, ai nuk mund të garojë më në nivelin më të lartë, të japë më të mirën në 100%.
Megjithatë, jam i bindur se ai, pasi është kthyer në Itali, kërkon hakmarrje”, tha Cannavaro. /albeu.com/