Kampione europiane, por mungon për të dytin radhazi në Botëror.
E gjithë Italia është e mpirë pas përjashtimit shokues nga Maqedonia e Veriut në play-off, me të ardhmen e Roberto Mancinit që karakterizohet si e dyshimtë.
Jo sepse drejtuesit e Federatës duan ta largojnë atë, por sepse ka raportime se trajneri federal po mendon të japë dorëheqjen me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.
Raportimet nga Italia pohojnë se nëse Mancini jep dorëheqjen vendin e tij do të zërë Fabio Cannavaro.
Kampioni i botës i vitit 2006 ka punuar si trajner në Guangzhou, Al Nasr, Tianjin dhe kombëtaren kineze. /albeu.com/
CT Italia. Indizi su un possibile futuro pic.twitter.com/CYWf1Tc1PN
— Alessandro Alciato (@AAlciato) March 24, 2022