Hakan Calhanoglu, shpjegoi se ai ‘dëshironte një sfidë të re’ dhe zbuloi se si Interi e bindi atë me projektin që kishin, pasi kishin fituar Scudetton dhe do të luanin në Ligën e Kampionëve.
“Kam kaluar sezone pozitive në Milan. Unë kam ende shumë miq aty”.
“Vendosa të shkoj në Inter sepse doja një sfidë të re në karrierën time. Ata janë një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luajnë në Ligën e Kampionëve”.
“Jam i vetëdijshëm se kam bërë një zgjedhje të veçantë. Por kjo është jeta. Duhet të ecni përpara dhe jo të ecni prapa. E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata shpesh mundnin Milanin në derbi”, deklaroi Calhanoglu për 433.