Në “Amazon”, Hakan Calhanoglu ka folur për ndeshjen e parë kundër Barcelonës.
“Para ndeshjes kundër Barcelonë ne ishim tashmë të përgatitur mendërisht, sepse e dinim që ata janë shumë të fortë dhe kanë lojtarë të rëndësishëm. Me topin ata janë vërtetë të fortë, por nëse je gati mendërisht, ti tashmë e di që duhet të japësh maksimumin.
Trajneri donte që ne të punonim si ekip në fushë, jo si individë. Të martën punuam të gjithë bashkë, për njëri-tjetrin. Vrapuam më shumë, me dëshirë, me guxim, me zemër, ajo që më ka munguar në ndeshjet e fundit. Tani dua vetëm të pedalojmë dhe të punojmë”, është shprehur Calhanoglu./h.ll/albeu.com