Hakan Calhanoglu e pranon se kjo është periudha më e mirë e karrierës së tij dhe paralajmëron të tjerët se ‘është e vështirë për këdo që të mundë’ Interin.
Interi shkëlqeu në Monza, pasi liderët e Serisë A dolën me një rezultat komod prej 5-1 nga kjo ndeshje.
Të lidhura
None found
Lautaro Martinez dhe Calhanoglu realizuan nga dy gola, ndërsa Matteo Pessina shënoi një gol ngushëllues për vendësit, përpara golit të fundit të Marcus Thuram.
“Kjo ishte përgjigja e duhur ndaj kritikave. Një lojë si ajo kundër Veronës mund të ndodhë, por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në testin tjetër”, ka thënë Calhanoglu për Sky Sport Italia.
Ne kishim kohë për t’u rikuperuar dhe treguam në 20 minutat e para se çfarë donim të bënim.
Fitorja rikthen presionin mbi Juventusin, i cili nuk do të luajë deri të martën kundër Sassuolos dhe e di se duhet të fitojë për të mbajtur diferencën në dy pikë.
“Unë nuk shoh se çfarë po bëjnë të tjerët. Ata bëjnë punën e tyre, ne tonën. Ne gjithmonë do të përpiqemi të përmirësohemi dhe Monza ka lojtarë cilësorë, por nëse luajmë kështu, është e vështirë për këdo që të na mundë”, ka thënë turku. /Telegrafi/
