Cafu: Neymar është ende në kohë për ta fituar Topin e Artë

Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, Cafu, ish-lojtari brazilian i cili bëri karrierë te Roma dhe Milani, foli për Neymar në lidhje me ambiciet e tij në të ardhmen.

“Më duket e turpshme të gjej Neymarin në këtë gjendje shpirtërore, por unë ende besoj se ai mund të bëhet fituesi i Topit të Artë në të ardhmen. Për mua mbetet një nga tre lojtarët më të mirë në botë.

Nuk mund të harrojmë presionin e jashtëzakonshëm që ka pasur mbi supet e tij që në moshë shumë të re. Largimi i tij nga PSG? Është shumë e lehtë të ndodhë, por nëse ka kontrata , ato duhen respektuar”, u shpreh legjenda braziliane./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 09:29