Pas përfundimit të aventurës me Real Zaragoza, Keidi Bare ka mbetur pa klub. Megjithatë, mesfushori 28-vjeçar pritet ta vazhdojë karrierën në Spanjë, vend ku luan që prej vitit 2013.
Të lidhura
None found
Cadiz ka shfaqur interes konkret për futbollistin shqiptar, sipas mediave spanjolle. Bare është prej kohësh në listën e dëshirave të klubit, ndërsa fakti që aktualisht është lojtar i lirë rrit ndjeshëm mundësitë që marrëveshja të realizohet me sukses.
Karriera e 28-vjeçarit nisi në Shqipëri me Apoloninë. Më vonë ai u transferua në akademinë e Atletico Madrid, ndërsa gjatë rrugëtimit të tij në futbollin spanjoll ka veshur gjithashtu fanellat e Malaga dhe Espanyol.
