Shqetësimet e zgjatura financiare mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Një studim i ri sugjeron se problemet financiare të vazhdueshme mund të dëmtojnë shëndetin e trurit, duke u lidhur me dobësimin e kujtesës dhe përshpejtimin e procesit të plakjes së tij.

Në kërkim u përfshinë 2 mijë e 759 persona në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet treguan se individët që ishin përballur për periudha të gjata me vështirësi ekonomike gjatë jetës shfaqnin, në moshën 53-vjeçare, aftësi njohëse më të dobëta se ata pa probleme financiare të vazhdueshme.

Të lidhura

None found

Analiza evidentoi gjithashtu një lidhje mes pasigurisë ekonomike afatgjatë, rënies së kujtesës dhe ndryshimeve në tru që sinjalizojnë plakje më të shpejtë.

Studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës sqarojnë se ndikimin më të madh nuk e shkaktojnë episodet e izoluara të vështirësive financiare, por grumbullimi ndër vite i stresit të lidhur me gjendjen ekonomike.

Sipas ekspertëve, meraku i pandërprerë për paratë shton barrën mendore dhe i lë trurit më pak kapacitet për funksione të tilla si përqendrimi dhe vendimmarrja.

Efektet e stresit financiar mbi plakjen e trurit rezultuan më të forta te burrat, te personat që kishin përjetuar vështirësi gjatë fëmijërisë dhe tek individët me rrezik gjenetik për sëmundjen e Alzheimerit.

Autorët e studimit nënvizojnë se luftimi i varfërisë kronike dhe ofrimi i mbështetjes për njerëzit me probleme ekonomike mund të përmirësojnë jo vetëm mirëqenien sociale, por edhe të ndihmojnë në parandalimin e rënies njohëse dhe të rasteve të demencës në të ardhmen.


Shtuar 29.07.2026 18:11

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom