Ronaldo luajti një rol shumë të rëndësishëm në ndeshjen ndaj Tottenham ku “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-0.
Në këtë ndeshje Solskjaer-it i duhej patjetër fitore në të kundërt do të rrezikonte stolin. Për këtë gjë mendoi Cristiano Ronaldo, ku me një supergol dhe me një asistim ndihmoi skuadrën të merrte 3 pikët dhe të shpëtonte Solskjaerin.
Norvegjezi rrezikoi ndaj asaj sfide duke aktivizuar 3 mbrojtës vetëm dhe duke e bërë ekipin më sulmues me dyshen e sulmit Cavani-Ronaldo. Mesa duket Ronaldo ishte më i kënaqur edhe më i pikasur në fushën e lojës kur luante më një partner dhe këtë gjë e tregoi më së miri duke shënuar dhe asistuar.
Mesa duket Solskjaer ka gjetur “ilaçin” e fitores dhe performancës pozitive dhe ajo është ndryshimi taktik i lojës dhe çlirimi i Ronaldos./H.LL/albeu.com