Bylis ngec ndaj Teutës, Erzeni ndahet në paqe ndaj Kastriotit

Janë mbyllur dy sfidat e sotme të Superiores, ku Bylis është përballur me Teutën dhe Erzeni me Kastriotin.

Bylis-Teuta ka qenë një ndeshje intensive dhe me kartona të shumtë. Ballshiotët janë ndëshkuar që në pjesën e parë me tre kartona të verdhë. Në pjesën e dytë nuk ka ndodhur ndonjë befasi, por pati shumë punë për gjyqtarin kryesorë pasi ka nxjerrë edhe 4 kartona të tjerë, ku njëri prej tyre ka qenë i dyti për Jazxhi i cili më pas u konvertua në të kuq.

Nga ana tjetër, Kastrioti e nisi dhe e mbylli mirë pjesën e parë, ku në minutën e 7-të ishte Greca që zhbllokoi shifrat. Por në minutat e para të pjesës së dytë, në të 56-tën ishte Nonato i cili barazoi rezultatin duke bërë të mundur që kjo ndeshje të mbyllej në barazim./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.11.2022 15:20