Gianluigi Buffon se ka në plan të pensionohet. Portieri legjendar italian e ka vazhduar kontratën me Parmën edhe për dy vite të tjera.
44 vjeçari që po luan në Serie B vazhdon të jetë titullar te skuadra e famshme italiane, pavarësisht që po i afrohet pleqërisë.
Buffon ka 23 paraqitje këtë sezon. Me kontratën e re te Parma, Buffon do të jetë aktiv deri në moshën 46 vjeçare.
“Po ndihem mirë dhe jam në formë. Nuk e kam në plan të ndalem” ka thënë ish-reprezentuesi i Italisë.