Mesfushori kroat Marselo Brozoviç mund të largohet nga Interi në merkaton e verës.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai mund të shitet për t’ju garantuar zikaltërve buxhetin e duhur për të bërë një blerje të madhe në mesfushë.
Në rast të një oferte të drejtë, askush nuk do ta kundërshtonte largimin e tij dhe Çalhanoglu do të merrte frenat e mesfushës në dorë.
PSG-ja dhe Njukasëlli janë dy nga ekipet të cilat do të donin përfitimet e kroatit.