Broja nuk u grumbullua për ndeshjen me Chelsea, kjo është arsyeja

Armando Broja është i padisponueshëm për Southamptonin në ndeshjen e orës 16:00, përballë Chelsea-t, në “Stamford Bridge”. Arsyeja ka të bëjë me një klauzolë në kontratën e futbollistit shqiptar në momentin e huazimit nga blutë e Londrës te “Shejntorët”, sipas së cilës nuk ka të drejtë të aktivizohet kundër skuadrës që zotëron kartonin e tij.

“Broja nuk mund të luajë. Kemi dy ndeshje kundër tyre (Chelsea-t) këtë muaj dhe ai nuk mund të luajë në asnjërën prej tyre. Është për të ardhur keq për të,” – tha trajneri i Southmaptonit, Hasenhuttl, në konferencën për shtyp para ndeshjes.

20-vjeçari është aktivizuar katër herë për “Shenjtorët” deri më tani në Premier League, por ende nuk e ka arritur të shënojë.


Shtuar 2.10.2021 16:50