E padëgjuar më parë, por një familje braziliane që bën tifo për Brazilin, kanë nga gjashtë gishtërinj në duar, ku madje disa prej tyre i kanë edhe në këmbë.
Rreth 15 pjestarë të familjes da Silva, janë bërë të njohur për anomalinë që kanë në fizikun e tyre. Brazili aktualisht është kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, ku ka fituar 5 herë Kupën e Botës. Familja braziliane shpreson që këtë Botëror të vijë edhe Kupa e Botës numër 6 për Brazilin.
Ata vuajnë nga një çrregullim gjenetik i quajtur polidaktili, dhe thuhet se ka qenë në familjen e tyre për katër breza. Ata janë të bindur se Brazili do të fitojë Kupën e Botës për herë të gjashtë në historinë e tyre./ h.ll/albeu.com