Brahim Diaz është i lumtur te Milani. Ditë më parë u përfol për një rikthim të mesfushorit spanjoll drejt Real Madridit.
Por, një lëvizje e tij në ‘Santiago Bernabeu’ të paktën këtë merkato nuk do të ndodhë.
Gjatë një interviste Brahimi u shpreh i lumtur te ‘Rossonerët’ dhe tha se është i gatshëm të jap çdo gjë për ekipin e tij.
“Në Milan jam i lumtur brenda dhe jashtë fushës. Unë dua të jap gjithçka”.
Diaz është lojtar i Real Madridit, por i huazuar te Milani. Kampioni italian kanë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.
Mbetet të shihet nëse arrihet marrëveshja në mes drejtuesve të klubeve për talentin spanjoll.