Borussia Dortmund është klubi gjerman që interesohet për Edon Zhegrovën

Pak ditë më parë u raportua se një klub gjerman është vënë pas Edon Zhegrovës, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për Borussia Dormtundin.

Sipas Derwesten.de, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, që ka shkëlqyer këtë sezon.

Madje sipas këtij mediumi, ëndrra e Zhegrovës është që të luajë në Bundesliga.

Interesim për anësorin kanë shprehur edhe klube nga Gjermania, por edhe Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.

Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 18:42