Bordi drejtues i Barcelonës niset drejt Katarit, synohet marrëveshja me Xavi-n

Një delegacion i Barcelonës ditën e sotme po udhëton për në Doha për të mbyllur marrëveshjen që Xavi Hernandez të bëhet trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Deri më tani bisedat i ka zhvilluar keyesisht vetë Xavi. Marrëdhëniet e tij me sheikun janë të shkëlqyera dhe ai ia ka bërë të ditur interesimin e Barcelonës për të marrë shërbimet e tij.

Kërkesa kryesore e Al Sadd është që Xavi sonte të jetë në stolin e skuadrës për ndeshjen e rëdësishme që ka ndaj Al Duhail në të cilën luhet shumë për titullin kampion. Nga këtu, ai do të fillojë të konsiderojë largimin pasi skuadra nuk luan më deri në dhjetor dhe ka kohë për të kërkuar një zëvendësues. /albeu.com


Shtuar 3.11.2021 10:33