Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka folur në prag të finales së Europianit kundër Anglisë.
Mes të tjerash, ai ka folur edhe për vlerat e Harry Kane.
“Nuk e zbulojmë tani, është mes më të mirëve në botë. Në këto t ri ndeshje kemi patur fatin të përballemi me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë. Është një stimul më shumë për ne”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it.
Në lidhje me sulmin e Anglisë: “Të rinjtë kundër gjyshërve… Kanë sulmues shumë të fortë, do të duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj tyre. E dimë vështirësitë që mund të na krijojnë dhe do të duhet të bëjmë kujdes ndaj shpejtësisë së tyre”.