Manchester City është gati të shkrep një nga bombat më të mëdha të transferimeve të verës , pasi Pep Guardiola ka sugjeruar blerjen e Paul Pogba, sipas një raporti ekskluziv të “ Daily Mail”.
Mesfushori francez mbetet i lirë nga bashkëkombasi i tij Manchester United, është e ditur se ai nuk do të rinovojë kontratën e tij, pasi beson se “djajtë e kuq” nuk mund t’i përmbushin ambiciet e tij dhe tashmë po përflitet për rikthimin e tij në Juventus.
Trajneri katalanas i “qytetarëve” kërkon të marrë një lojtar për mesfushën që në momentin që Fernandinho largohet dhe Pogba është shumë lart në listën e tij, në një “flirtim” që zgjat nga viti 2018, kur sipas Guardiolës i ishte ofruar blerja e lojtarit nga Mino Raiola.
Sipas të njëjtit raport, lojtari është larg nga refuzimi i kësaj perspektive, pas vendimit të Carlos Tevez në vitin 2009, i cili bëri të njëjtën rrugë.