Lajme aspak të mira nga Real Madridi, për sulmuesin që aq shumë pritej, Eden Hazard.
Pas u rikthye në ndeshjen ndaj Elche, belgu pësoi një dëmtim tjetër, e cili sa duket do të jetë edhe një nga më të rëndit.
Të lidhura
None found
Sidoqoftë, sipas Marca, Real Madrid është duke konsideruar ta operojë lojtarin dhe të gjejë zgjidhje për lëndimet e tij të shpeshta në gju.
Lojtari asnjëherë nuk ka qenë i rehatshëm që nga operimi i fundit dhe vazhdimisht ka ndjerë dhimbje në gju, kurse dhimbja veq është bërë më e vështirë në javët e fundit.
Operacioni shihet si opsion i vetëm i mbetur. Në rast që vërtetë Hazard operohet, atëherë do humbas tërë sezonin, si dhe rrezikon Evropianin me Belgjikën.
Vendimi përfundimtar mbetet të shihet në ditët në vijim. /albeu.com/
