Nxehet përballja mes Bodo/Glimt dhe Romës. Kur jemi vetëm 3 ditë përpara ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Conference League, UEFA ka marrë vendimet e saj për ndeshjen mes tyre e cila u zhvillua një javë më parë në Norvegji, e cila mbaroi me fitoren e skuadrës vendase me shifrat 2-1.
Në fund të ndeshjes pati një sherr mes stafeve të skuadrave, me shkëmbime akuzash të ndërsjella dhe bëri që UEFA të skualifikonte trajnerin norvegjez Kjetil Knutsen dhe trajnerin e portierëve të Giallorossi, Nuno Santos.
Në këtë formë, Knutsen nuk do të jetë në pankinë për ndeshjen e kthimit ndaj verdhekuqve, ndërsa përgatitësi i portierëve të Romës gjithashtu është pezulluar me një ndeshje./ h.ll/albeu.com