Boateng do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, pranë nënshkrimit me Dortmund

Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi gjerman do të largohet nga Munichu pas 10 viteve qëndrim te kampioni në fuqi i Gjermanisë.

Borussia Dortmund pritet të jetë skuadra e re e gjermanit, pasi mediat në Gjermani kanë raportuar se tanimë kanë nisur konktatet e para.

32-vjeçari duhet të shkurtojë jashtëzakonisht shumë pagën tij për t’iu bashkuar Dortmundit.

Aktualisht Boateng fiton një pagë prej 12 milionë eurove bruto në sezon, pagë që Dortmund nuk është gati t’ia ofrojë.

Gjithsesi kontaktet kanë nisur tanimë mes palëve dhe pritet që gjatë javëve në vazhdim të mësohet më shumë rreth të ardhmes së tij.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha angleze Chelsea dhe Arsenal.


Shtuar 11.04.2021 13:55