Bindi përballë Sitit, Broja projektohet si titullar ndaj Nottingham Forest

Armando Broja luajti për më shumë se 20 minuta në barazimin në transfertë përballë Manchester City.

Paraqitja e sulmuesit shqiptar duket se ka bindur drejtuesit e Evertonit dhe trajneri Sean Dyche (sipas portaleve afër skuadrës) ka vendosur që të hedhë si titullar nga minuta e parë Brojën në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forest.

Broja u huazua nga Çelsi tek Evertoni gjatë merkatos së verës, por për shkak të një dëmtimi nuk ka luajtur në pjesën e parë të sezonit.

Por gradualisht 23-vjeçari po përfshihet në projektin e Evertonit dhe është aktivizuar në 3 ndeshje në kampionat gjatë muajit dhjetor.


Shtuar 28.12.2024 10:14