Gianluca Vialli ka përballuar një betejë të madhe me kancerin dhe për të është bërë edhe një dokumentar, që do të publikohet javën e ardhshme në “Netflix”. Revista “Oggi” ka nxjerrë pjesë të rrëfimit të ish-sulmuesit në dokumentarin “Një pyetje e thjeshtë”.
“Unë kam frikë të vdes. Nuk e di se çfarë do të ketë në anën tjetër kur të fiket drita, por në një farë mënyrë jam pak edhe i ekzaltuar nga mundësia për ta zbuluar. Megjithatë e kuptoj që koncepti i vdekjes shërben për të kuptuar dhe vlerësuar jetën.
Të lidhura
None found
Ankthi që nuk mund të çosh deri në fund të gjithë gjërat që dua të bëj, fakti që jam i ekzaltuar për të gjithë projektet që kam, është diçka për të cilën ndjehem me shumë fat.
Sëmundja nuk është ekskluzivisht vuajtje, ka momente shumë të bukura. Jeta – nuk e kam thënë unë por e mbështet plotësisht – është e përbërë në 20% nga ajo që të ndodh, por 80% nga mënyra se si ti reagon ndaj asaj që të ndodh.
Dhe sëmundja mund të të mësojë shumë gjëra se si je i ndërtuar si njeri, mund të jetë edhe një mundësi. Por nuk them deri në pikën sa t’i jem mirënjohës kancerit, jo”, thotë mes të tjerash në bashkëbisedim Viali. / h.ll/albeu.com
