Përplasje në Holandë, autobusi me nxënës gjermanë godet një furgon dhe lë rreth 20 të plagosur

Rreth 20 persona mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm në Holandën lindore, pasi një autobus turistik austriak, që transportonte nxënës të shkollës së mesme nga Gjermania, u përplas me një furgon shpërndarjeje. Sipas policisë holandeze, tetë prej të lënduarve u dërguan në spital.

Të lidhura

None found

Policia e provincës Gelderland bëri të ditur përmes një postimi në X se disa nga personat e shtruar ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Përplasja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, në autostradën A28, pranë qytetit Weeze, rreth 100 kilometra në lindje të Amsterdamit.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se në autobus udhëtonin më shumë se 50 persona. Mes të plagosurve është edhe drejtuesi i furgonit të shpërndarjes.

Si pasojë e aksidentit, autostrada A28 u bllokua në të dyja drejtimet.

Fotot e shpërndara nga policia tregojnë zjarrfikësit duke nxjerrë nxënësit nga autobusi përmes çatisë së tij. Një pjesë e madhe e pasagjerëve u lënduan nga copat e xhamave të thyer të automjetit.


Shtuar 24.08.2026 10:22

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş