Vendimi i Besfort Zenelit për të luajtur me kombëtaren e Suedisë i ka kushtuar mesfushorit 23-vjeçar reagime të forta, përfshirë edhe mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Të lidhura
None found
Zeneli, i cili më parë ishte aktivizuar me grupmoshat e Kosovës, ka rrëfyer se pas zgjedhjes së tij për të përfaqësuar Suedinë është përballur me një numër të madh reagimesh negative.
“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese pasi zgjodha të luaj për kombëtaren e Suedisë”, është shprehur ai, sipas sudinfo.be.
Para kalimit te përfaqësuesja suedeze, futbollisti kishte luajtur gjashtë ndeshje me Kosovën U21. Deri tani, ai ka regjistruar dhjetë paraqitje me Suedinë.
Besfort Zeneli është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Ai e nisi formimin si futbollist te Elfsborgu, ndërsa në janar u transferua nga kjo skuadër te Royale Union për shumën prej 3.8 milionë eurosh.
