Besart Celina shënon një super gol në Angli, alla-Totti (VIDEO)

 

Ylli i Kosovës, Besart Celina ka shënuar një super gol me Ipsëich duke i dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 1-2.

Mesfushori ofensiv provoi një parabël nga distanca e cila përfundoi në rrjetë duke shtangur portierin dhe mbrojtësit kundërshtarë.

Këtë sezon, Celina ka zhvilluar 14 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe dhuruar 3 asistime./albeu.com


Shtuar 28.11.2021 18:25