Bëri sakrificën e madhe vetëm që t’i bashkohet ekipit, Kameruni ‘tradhton’ Onanan

Portieri i Manchester United, Andre Onana ka “shumë për të thënë” pasi humbi ndeshjen e Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Guinesë të hënën.

Portieri është përballur me kritika të mëdha për vendimin e tij për të vonuar ardhjen e tij në turne, duke zgjedhur të qëndrojë me United për barazimin 2-2 me Tottenham Hotspur dhe të humbasë ndeshjen hapëse të vendit të tij kundër Zambisë.

Onana u nis për në turne menjëherë pas ndeshjes dhe, pas disa telashe fluturimi, arriti në ndeshjen kundër Guinesë përpara se ndeshja të fillonte, vetëm për të zbuluar se ai ishte lënë plotësisht jashtë skuadrës.

Në përgjigje të polemikave rreth ardhjes së tij me vonesë dhe mungesës së tij nga skuadra, Onana tha: “Kam shumë për të thënë, por nuk do t’i them këtu sepse jemi në garë. Gjëja më e rëndësishme është bashkimi me skuadër. Ne jemi këtu për të fituar. U kërkoj tifozëve të na mbështesin në kohë të mira dhe të këqija”.

“Unë jam një nga liderët kështu që marr përgjegjësitë e mia dhe për këtë arsye jam këtu. Nuk dua që njerëzit të kritikojnë më të rinjtë. Lërini njerëzit të vazhdojnë të më kritikojnë, jam mësuar, bëj atë që është mirë për vendin tim”.

“Është si të zgjedh mes babait dhe nënës, por vendi im është i pari, prandaj jam këtu. Jemi bashkë. Jam këtu për të përfaqësuar vendin tim, kontinentin tim. Është një nder i madh për mua të jem këtu. 40 vjet më parë, pleqtë tanë bënë diçka të jashtëzakonshme këtu. Ardhja për të përfaqësuar këtë vend të bukur është gjëja më e rëndësishme”.

“Për sa i përket kohës sime të lojës, është trajneri ai që do të vendosë. Ne jemi këtu për të fituar pavarësisht se kush luan. Ne kemi portierë shumë të mirë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/


Shtuar 17.01.2024 22:43