Bëri gjestin e “Spider-man” pas golit, Rashica: Djemtë më mësuan si të festoj

Skuadra e Besiktasit arriti fitore 3:0 ndaj Karagumruk në ndeshjen e javës së 20-të në Superligën e Turqisë.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica arriti të shënonte gol në këtë ndeshje.

Të lidhura

None found

Rashica bëri një festim interesant pas golit të shënuar, kurse pas ndeshjes tregoi për tifozët arsyen e saj.

“Djemtë e mi më treguan se si të festoj nëse shënoj dhe kjo ishte përgjigja”, ka treguar arsyen futbollisti kosovar

Ylli “Dardan” festoi në stilin e “Spiderman” që shumë fëmijë e kanë si “hero” personazhin e njohur të filmave. /newsport.al/


Shtuar 14.01.2024 12:01