Benzema: Nuk shkaktova faull ndaj Donnarumma, i ushtrova presion dhe ai e humbi topin

Benzema, njeriu i mbrëmjes realizoi dje një tripletë ndaj PSG-së duke bërë Bernabeun të fluturojë në qiellin e shtatë.

Sulmuesi francez foli për “RMC” për të komentuar ndeshjen ndaj  parisienëve.

“Nuk ishim mirë në ndeshjen e parë, ndërsa sot ishim tjetër ekip i cili luajti me presion shumë të lartë dhe shtyu shumë përpara. Ne kemi treguar se jemi një skuadër e madhe, ashtu si edhe PSG.

U përballëm me lojtarë të klasit botëror, por ata nuk ishin më të fortë se ne. Mbappe? Ai është i zhgënjyer, donte të shkëlqente në Bernabeu dhe luajti një ndeshje fantastike duke shënuar, por më pas topin e morëm ne dhe e përmbysëm rezultatin.

Faull ndaj Donnarumma? Jo aspak, unë i ushtrova presion dhe ai e humbi topin vet”, përfundoi bomberi francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 08:28