Iker Casillas mendon se Karim Benzema do të marrë Topin e Artë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve.
“Benzema është thjesht i mrekullueshëm. Karimin më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar, por ai ishte vërtet nën hijen e Cristiano Ronaldos, Di Marias, Kakas apo Bale.
Por tani ai ka marrë përgjegjësinë. Mbetet vetëm për të fituar Ligën e Kampionëve.
Nëse e ngre këtë trofe si kapiten i Real Madridit, atëherë, pa dyshim, duhet t’i jepet Topi i Artë.
Vinicius dhe Rodrigo kanë bërë një progres të tillë sepse kanë Benzeman në krah. Ata kanë një lidhje shumë të mirë. Dhe Modric, Kroos, Casemiro dhe Valverde i ndihmojnë nga pas”, tha ish-portieri i Real Madridit.
Nesër, më 28 maj, Madridi do të përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve. /albeu.com/