Befason Gerrard: Tifozët e Liverpoolit duan Klopp, “JO” mua

Steven Gerrardi, ka befasuar me deklaratën e fundit të dhënë në mediat britanike. Legjenda riktheu titullin e Ligës skoceze tek ekipi i Rangers pas 10 vjetësh,.

Gerrardi tani ka kohë të flasë edhe rreth së ardhmes, sidomos në kohën ku Liverpooli po kalon në krizë të rezultateve në Premierligë.

 

 

Ai shihet si zëvendësues ideal i Jurgen Kloppit, në rast të largimit të gjermanit.

“Është një ëndërr, sigurisht. Por, tifozët e Liverpoolit e duan Kloppin dhe jo mua”, ka thënë Gerrardi, duke shpresuar se Kloppi do ta gjejë rrugën e duhur për t’iu rikthyer fitoreve.

Gerrardi po ashtu shpreson se trajneri gjerman të qëndrojë te “The Reds”-at për një kohë të gjatë.

“Unë shpresoj që ai të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Nuk besoj se është e duhur të flas për këtë, por shpresoj se Jurgeni do të qëndrojë për shumë vjet. Të gjithë e duan atë. Ai është një nga trajnerët më të mirë”, vazhdoi ish-lojtari i Liverpoolit.

Gerrardi luajti te Liverpooli afro 710 ndeshje, duke fituar nëntë tituj të ndryshëm, por vetëm Premierliga i mungoi. Pas largimit nga “Anfield”-i, Gerrardi kaloi një pjesë të karrierës në Amerikë tek ekipi i Los Angeles Galaxysë.


Shtuar 11.03.2021 11:18