Bayern Munich është duke kaluar një krizë këtë fillim sezoni në Bundesligë. “Bavarezët” kanë treguar një tjetër fytyrë në Champions, ku kanë mposhtur Barcelonën dhe Interin, por nuk po ndodh e njëjta gjë në kampionat.
Pas 3 barazime radhazi, ekipi e Nagelsamnn është mposhtur minimalisht në transfertë nga Augsburg. Vendasit arritën të shënonin me Mërgim Berishën në minutën e 59 dhe më pas ia dolën ta administronin rezultatin.
Bayerni momentalisht ndodhet në vendin e 4 me vetëm 12 pikë në 7 ndeshje e para.
Dortmundi në krahun tjetër është duke bërë mirë. “Të Verdhët” ia dolën të fitonin me rezultat minimal ndaj Schalke 04 falë një goli të talentit Moukoko në minutën e 79.
Kujtojmë që Dortmundi humbi Reus në minutët e 30 pasi la fushën i dëmtuar, ndërsa pas këtij rezulatati skuadra mban vendin e parë./albeu.com