Rama për emrat e PD në Vlorë: E paligjshme, si mund të votohet Leskua, Idrizi e Dule

Kryeministri Edi Rama ka komentuar  listën e PD-së në Vlorë, duke e cilësuar si të paligjshme.

Sipas Ramës, PD futi 17 vetë si kandidatë kur nuk ia lejon ligji dhe se besonte se KQZ-ja do t’ia kthente.

Rama shtoi se asnjë prej tyre nuk është banor i Vlorës dhe se vijnë nga rrethet.

“Si mundet që Leskua t’i ofrohet Vlorës si komandant, një njeri që është njehsuar plotësisht me alkoolin e degradimin dhe shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri si kreu i KLSH zhvillonte mundje të lira nëpër lokale larte poshtë nëpër Shqipëri. Që s’ka lidhje me Vlorën e me të ardhmen e Vlorës por është një nga fosilet që ka prezantuar PD”, shtoi Rama.

Rama më tej vijoi se PD me listën e Vlorës ka tradhtuar dy komunitete të rëndësishme siç janë çamët dhe minoriteti grek, duke sulmuar Idrizin dhe Dulen.

“Qoftë sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës”, theksoi Rama.

Deklarata e Ramës

Listë të paligjshme me 17 vetë, që sigurisht që do të ridemnsionohet nga KQZ, është shprehja më kuptimplotë i një ç’organizim dhe një tallje brenda për brenda për t’i akomoduar dhe i futur sherre nëpër vende. Meqë janë 17 vetë nuk është gjetur një vend për një përfaqësues të minoritetit. Fatkeqësisht minoriteti ku ka edhe votues që kanë zemrën djathtas apo shikojnë nga PD është lënë në harresë totale, inezkistent, siç janë lënë në harresë totale përfaqësuesit e komunitetin çam. Këtu kemi një përfaqësuese të denjë, jo thjeshtë e kemi në listë, por e kemi në numrin e objektivit maksima. Ndërsa qoftë sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës.

Një pasqyrë kuptimplotë kjo dhe e gjithë lista e Tiranës për shqiptarët pavarësisht të majtë dhe të djathtë dhe për kë do të votojnë, jo që rrezikojnë të shkomë prapa, por kemi garancinë që e bëjnë Shqipërinë qesharake. Si mundet që Leskua ti ofrohet Vlorës si komandant., një njeri që është njehsuar plotësisht me alkoolin e degradimin dhe shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri si kreu i KLSH zhvillonte mundje të lira nëpër lokale larte poshtë nëpër Shqipëri. Që s’ka lidhje me Vlorën e me të ardhmen e Vlorës por është një nga fosilet që ka prezantuar PD. Si mund t’i thuhet Vlorës për njerëzi që nuk banojnë fare në Vlorë, kush do të jetë deputeti që do të rrijë dhe do të dëgjojë hallet e Vlorës. Kush, cili, asnjë banor Vlorë në skuadrën e PD-së, ndërsa disa prej tyre janë futur të 17-a.

Shtuar 11.03.2021 02:03