Bayern vijon fitoret në Bundesliga (VIDEO)

Bayern Munich nuk zhgënjen as në ndeshjen e dytë sezonale ku Musiala dhe Muller gjetën rrugën e rrjetës për suksesin e dytë rresht në kampionat.

Viktima e radhës është Wolfsburg që bie në “Allianz Arena” dhe e shtyn skuadrën e Julain Nagelsmann drejt suksesit të radhës në kampionat e të parin në shtëpi.

Bayern më pak bindës në këtë sfidë ku një gol iu anulua nga sistemi VAR sulmuesit senegalez Sadio Mane që nuk arriti të linte shenjë në këtë ndeshje.

Pas dy javëve të para Bayern Munich kryeson me 6 pikë, po aq sa Borussia Dortmund. Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Mainz dhe Union Berlin u mbyll në barazim pa gola.

Shtuar 14.08.2022 19:51