Bayern nxjerr Coman në shitje, gati oferta për një “fiksim të vjetër”

Bayern Munchen ende nuk ka arritur të gjejë sulmues anësor që t’i “blindojë” ato pozicione dhe vazhdon të kërkojë për zgjidhje. Kingsley Coman, përgjegjës për anën e majtë sulmit, vuan herë pas here dëmtimet dhe Bayern Munchen po mendon shitjen e tij.

Madje ka gjetur edhe pasuesin e tij, në fakt e ka gjetur që në verën e shkuar. Callum Hudson-Odoi do të jetë shënjestra e Bayern Munchen këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se bavarezët po mendojnë edhe një herë të nisin një ofertë për yllin e Chelseas.

20-vjeçari ka rinovuar me Chelsean deri në verën e vitit 2024, por këtë sezon ai është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje si titullar dhe ka shënuar 2 gola. Bayern Munchen po mundohet të shfrytëzojë minutat e pakta të tij dhe ta bëjë të tijin këtë verë me çmim të arsyeshëm.


Shtuar 8.06.2021 10:48