Frozinone në Serinë A ka shtuar radhët e tij me një tjetër futbollist shqiptar.
Klubi, në radhët e të cilit gjenden edhe sulmuesi Marvin Çuni si dhe mbrojtësi Serxhio Kalaj, ka nënshkruar kontratë me mesfushorin ofensiv 18-vjeçar, Arijon Ibrahimoviç.
Ky i fundit kishte spikatur në radhët e Bajern Mynih duke debutuar edhe me skuadrën e parë. Por ai ka zgjedhur që të kalojë fillimisht në huazim në Serinë A, ku do të ketë më shumë hapësira aktivizimi.
Frozinone bëri të ditur se kishte huazuar Ibrahimoviç për një sezon nga radhët e bavarezëve, me një opsion blerje përfundimtare të kartonit të tij nëse paraqitjet e futbollistit me orgjinë shqiptare do të bindnin klubin e Serisë A.