Baytern është shokuar duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Frankfurt.
Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Goreckën në minutën e 29-të të takimit i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të Levandovskit. Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bajernin.
Në pjesën e dytë, Nagelsman tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostiç.
Humbja e parë për trajnerin Julian Nagelsman që pas uljes në stolin e Bajernit, por që ngushëllohet me faktin që skuadra e tij ndodhet ende në krye të Bundesligës.